Ju do të merrni çdo vit formularin për certifikatën e jetës me njoftimin tuaj të rregullimit të pensionit, nëse ju si person i autorizuar për përfitimin e një trajtimi me pension gjerman
- jetoni në një vend të huaj
- jetoni në Gjermani dhe keni një llogari bankare jashtë vendit
Këto përpunohen dhe dërgohen automatikisht në periudhën kohore qershor/korrik 2025.
Përveç kësaj ofrohet vërtetimi digjital që ju jetoni. Nëse do ta përdorni atë dhe e keni kryer me sukses, nuk jeni i detyruar më që ta dërgoni formularin për vërtetimin e jetës në rrugë postare! Të gjitha dokumentet e nevojshme (përfshirë shkresën për vërtetimin digjital që jetoni) i bashkëngjiten njoftimit tuaj të rregullimit të pensionit.
Nëse merrni më shumë se një pension, mund të jenë të nevojshme disa vërtetime që jetoni. Në këtë rast do t'ju dërgohen disa formularë me numra faturimi postar dhe numra të pensionit postar për vërtetimet që ju jetoni 2025 ose shkresa për vërtetimin digjital që jetoni 2025 me njoftimin tuaj të rregullimit të pensionit.
Ju lutemi dërgoni të gjitha vërtetimet e nevojshme që jetoni. Për këtë gjë
- ose mund të plotësoni të gjithë formularët për vërtetimet që jetoni 2025, ti konfirmoni ato te një institucion i autorizuar dhe ti dërgoni origjinalet me postë
ose
- për çdo pension të kryeni vërtetimin digjital që jetoni 2025
Vini re: Kthimi i vërtetimit që jetoni në letër përmes E-mail-it ose Fax-it nuk lejohet.
Nëse keni marrë një njoftim për rregullimin e pensionit pa formularin e vërtetimit që jetoni dhe pa shkresën për vërtetimin digjital që jetoni, atëherë vërtetimi që jetoni nuk është e nevojshme këtë vit. Nuk është e nevojshme të bëni diçka nga ana juaj.
Këshillë:
Ne jemi teknikisht të lidhur me vendet e mëposhtme, në mënyrë që parimisht të mund të hiqet dorë nga një vërtetim që jetoni: Australi, Belgjikë, Bullgari, Danimarkë, Finlandë, Francë, Greqi, Izrael, Itali, Kroaci, Luksemburg, Holandë, Austri, Poloni, Suedi, Zvicër, Slloveni, Spanjë, Hungari dhe Mbretëri e Bashkuar. Megjithatë në disa raste mund të jetë e nevojshme një certifikatë jete. Në këtë rast do të merrni të gjitha dokumentet e nevojshme bashkë me njoftimin tuaj për rregullimin e pensionit.
a) Vërtetimi që jetoni ju dërgohet me postë
Ju lutemi nënshkruani më dorën tuaj vërtetimin që jetoni në pjesën A2 dhe vërtetojeni atë nga një institucion i autorizuar në pjesën B.
Institucionet e mëposhtme janë të autorizuara rregullisht për kryerjen e vërtetimeve:
- të gjitha autoritetet shtetërore; për shembull: Policia, administrata e qyteteve (zyrat e gjendjes civile, zyrat e bashkisë)
- Përfaqësitë gjermane jashtë vendit (ambasadat, konsullatat)
- Institucionet Bankare
- Sigurimet shëndetësore
- Spitalet
- Noterët
- Zyrat e famullive
- Poliklinikat
- Zyrat e rabinëve
- Bartësit e sigurimeve shoqërore
- Kryqi i kuq
- përveç këtyre ju gjeni qendra të tjera specifike sipas shteteve, të cilat janë gjithashtu të autorizuara në www.rentenservice.de/LB/FAQ.
Përveç kësaj kontrolloni të dhënat në pjesën A1. Atje gjeni të dhënat tuaja personale. Nëse ato janë të sakta, nuk është e nevojshme të bëni diçka nga ana juaj. Nëse këto të dhëna nuk janë të sakta, atëherë jepni të dhënat e sakta në fushën përkatëse, nënshkruajeni certifikatën e jetës dhe vërtetojeni atë nga një organ zyrtar (Pjesa B).
Në fund dërgojeni ju lutemi në origjinal me letër në adresën e mëposhtme (për këtë gjë përdorni zarfin e kthimit bashkëngjitur në njoftimin për rregullimin e pensionit tuaj):
- Deutsche Post AG
- Niederlassung Renten Service
- 04078 Leipzig
- Gjermani
Certifikata e konfirmuar e vërtetimit të jetës është kusht paraprak për marrjen e mëtejshme të pensionit gjerman. Ne nuk ju paguajmë, nëse formulari nuk na vjen në kohën e duhur deri më 17.10.2025.
b) Njoftimi për rregullimin e pensionit nuk ju vjen deri në gusht 2025
Nëse nuk e keni marrë njoftimin për rregullimin e pensionit deri më 04 gusht 2025, ju lutemi kontaktoni shërbimin e pensionit (të dhënat e sakta të kontaktit i gjeni në fund të këtij informacioni) ose ofruesin tuaj përgjegjës të sigurimit të pensionit dhe pyesni nëse këtë vit është e nevojshme një certifikatë e jetës. Nëse keni marrë konfirmimin që këtë vit është e nevojshme certifikata e jetës, atëherë gjeni formularin e përshtatshëm në faqen tonë të internetit: www.rentenservice.de/LB/Formblatt
Plotësoni vërtetimin që jetoni, nënshkruajeni atë dhe konfirmojeni te një qendër e autorizuar.
Institucionet e mëposhtme janë të autorizuara rregullisht për kryerjen e vërtetimeve:
- të gjitha autoritetet shtetërore; për shembull: Policia, administrata e qyteteve (zyrat e gjendjes civile, zyrat e bashkisë)
- Përfaqësitë gjermane jashtë vendit (ambasadat, konsullatat)
- Institucionet Bankare
- Sigurimet shëndetësore
- Spitalet
- Noterët
- Zyrat e famullive
- Poliklinikat
- Zyrat e rabinëve
- Bartësit e sigurimeve shoqërore
- Kryqi i kuq
- përveç këtyre ju gjeni qendra të tjera specifike sipas shteteve, të cilat janë gjithashtu të autorizuara në www.rentenservice.de/LB/FAQ.
Në fund dërgojeni ju lutemi në origjinal me letër në adresën e mëposhtme:
- Deutsche Post AG
- Niederlassung Renten Service
- 04078 Leipzig
- Gjermani
Certifikata e konfirmuar e vërtetimit të jetës është kusht paraprak për marrjen e mëtejshme të pensionit gjerman. Ne nuk ju paguajmë, nëse formulari nuk na vjen në kohën e duhur deri më 17.10.2025.
c) Personi, i cili ka të drejtë të përfitojë pensionin është i paaftë të shkruajë/nuk di të shkruajë
Në rastin kur personi që përfiton pensionin është i paaftë të shkruajë / nuk di të shkruajë, duhet të paraqitet një vërtetim përkatës në vërtetimin që jeton në pjesën C1.
d) Personi që përfiton pensionin nuk është i aftë që të paraqitet personalisht te një qendër e autorizuar
Në rastin kur personi që posedon të drejtën e trajtimit me pension nuk është në gjendje të paraqitet personalisht te një qendre të autorizuar, duhet të paraqitet një konfirmim përkatëse në vërtetimin që jeton në pjesën C1. Përveç kësaj në pjesën C2 duhet të shkruhet personi, i cili është paraqitur te qendra e autorizuar.
e) Personi që përfiton pensionin ka vdekur
Na vjen keq për humbjen e njeriut tuaj të dashur dhe nuk duam t'ju ngarkojmë më shumë sesa duhet.
Nëse ju ose agjencia funerale na keni njoftuar tashmë për vdekjen e personit që ka të drejtë për pension, atëherë njoftimi juaj dhe dërgimi i njoftimit të rregullimit duke përfshirë kërkesën për certifikatën vjetore të jetës mbivendosen. Nuk është e nevojshme të bëni diçka nga ana juaj. Përndryshe përdorni ju lutemi "Ndryshimin e deklarimit të vërtetimit që jeton" ose plotësoni pjesën C3 "Njoftime të shërbimit të pensioneve në rastin e vdekjes së pensionistit që përfiton pensionin" dhe dërgojeni atë të plotësuar:
- Për pensionistët, të cilët jetojnë në Gjermani
- Deutsche Post AG
- Niederlassung Renten Service
- 13497 Berlin
- Për pensionistët, të cilët nuk jetojnë në Gjermani
- Deutsche Post AG
- Niederlassung Renten Service
- 13496 Berlin
Formularin e gjeni këtu Deklarim ndryshimi.